SHBA, 27 shkurt 2014– Prokurorët e Miamit kanë shpërndarë videon e arrestimit ose më saktë të testimit për alkool të Justin Bieber në rajonin e policisë. Këngëtari kanadez u arrestuar më 23 janar për drejtim makine në gjendje të dehur. Kohët e fundit kanë qenë të shumta ngatërresat për idhullin e adoleshentëve. Madje në SHBA, nisi nënshkrimi i një peticioni për t’i kërkuar autoriteteve që 19 vjeçarit t’i hiqet nënshtetësia amerikane.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





