Tiranë, 27 shkurt 2014– Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti i pranishëm sot në Institutin e Sigurisë Ushqimore e Veterinare (ISUV) u shpreh, se “Ne kemi ndërmarrë një nismë shumë ambicioze: Prodho shqip, tregto shqip dhe konsumo shqip. E thënë kështu është një nismë shumë atraktive, por nuk mjafton. Kjo nismë kërkon një mbështetje institucionale. Ky institut do të jetë ai që do mbështesë Ministrinë e Bujqësisë në promovimin e kësaj nisme, që presupozon që produktet shqiptare të jenë të orientuara drejt prodhimit bio, dhe ISUV do jetë ai që do çertifikojë natyrën bio të prodhimeve, nëpërmjet kapaciteteve laboratorike të instaluara përmes akredimit, në të cilin ky Institut po ecën më vendosmëri për ta përmbyllur dhe më ndihmën e Universitetit Bujqësor të Tiranës”.
Ministri Panariti inspektoi dhe punimet e një qendre të re moderne laboratorike të diagnostikimit të sëmundjeve të transmetueshme nga kafsha te njeriu, një investim i Komisionit Europian që pritet të inagurohet në fund të muajit mars.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





