Romë, 27 shkurt 2014– 3 nxënëse, 14 dhe 15 vjeçare, shisnin trupin e tyre për të pasur në dispozicion më shumë para për të shpenzuar. Ato kishin nisur prej rreth një muaji ta ushtronin zanatin më të vjetër në botë të joshura nga jehona që ka marrë xhiro e prostitucionit të të miturave në kryeqytetin italian, Romë.
Ka qenë pikërisht një klient që i ka denoncuar, pasi ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me to. Karabinierët italianë kanë nisur hetimet për pesë persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni tek moshat e mitura. Baby-prostitutat kërkonin për një raport seksual nga 30 deri në 50 euro dhe i fiksonin kontaktet me klientët përmes një siti të specializuar takimesh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





