DURRËS, 27 shkurt 2014 – Njëzetvjeçari londinez Ricky Burlton gjeti vdekjen më 4 qershor 2010, në një aksident automobilistik të tipit “shtype dhe largohu” nga vendngjarja. Një 31-vjeçar anglez, i akuzuar për këtë aksident, tashmë është liruar nga çdo akuzë. Detektivët anglezë gjithsesi duan të marrin në pyetje shtetasin shqiptar Aleks Shyti, 34 vjeç, njofton BBC-ja. Dyshohet se Shyti ka qenë shoferi në timonin e makinës tip “Rover 2000”, që shkaktoi aksidentin tragjik. Shqiptari u largua nga spitali, ku po kurohej për plagët e marra gjatë aksidentit, para se policia angleze ta merrte në pyetje. Policia e distriktit të Herdfordshiri-t, nëpërmjet Interpol Londrës, po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për ta gjetur Aleks Shytin, i cili besohet se fshihet në Fier, vendlindjen e tij. Policia angleze ofron 1000 stërlina për informata, që do të mundësojnë vënien para drejtësisë të Shytit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





