Tiranë, 27 shkurt 2014– Debate e akuza të ashpra janë shkëmbyer gjatë seancës parlamentare të së enjtes. Opozita ka akuzuar shumicën për shkarkimin e paligjshëm të Zana Xhukës dhe ka kërkuar tërheqjen nga vendimi e kthimin e Kuvendit në rrugën e kushtetutshmërisë. Ish kryeministri Berisha ka akuzuar kryeparlamentarin Meta për udhëheqjen e Kuvendit në seancën e shkuar në mënyrë naziste. Sipas Berishës, Rama duke fituar pushtetin me shumicë votash po e përdor atë sipas qejfit duke votuar ligje që dëmtojnë shtetin. Berisha akuzoi Ramën se po merr kompetencat e Presidentit.
“Hitleri fitoi zgjedhjet me 17 milionë vota. Kështu dhe Rama pa asnjë ndryshim ligjor ka dhunuar një nga një nenet e kushtetutës së Shqipërisë duke filluar nga neni i simboleve të shtetit të republiëks duke vijuar me nenet që garantojnë pronën private, me nenet që garantojnë privatësinë e banesës”.
Berisha kërkoi që të zhbëhet seanca ndaj Zana Xhukës ndërsa theksoi se qeveria me veprimet e saj po e çon vendin drejt destabilizimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





