E enjte, 27 shkurt 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor, “Tre të plagosur. Tritol biznesmenit, hetime për ortakun”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Hyn në fuqi ligji i ri. Qeveria: si do të vlerësohen nëpunësit e administratës

–   Miratohet me konsensus buxheti dhe taksat e reja për Tiranën

–   Strategjia e punësimit, Rama: Arsimi profesional prioritet

 

GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin, “  Nota për nëpunësit. Vendimi administrata në “provë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Tritol, plagosen 3 vete. Dëshmia donin ndihmë askush nuk u afrua

–   Milo: PDS po zhgënjehet, kam presion nga militantët

–   PD bojkoton “ligjet”. Topalli: Beteja në parlament

–   Humbi vajzën në aksident, i ati kërkon dëmshpërblim

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nëpunësi si do të vlerësohen. Qeveria bën publike aktet e para nënligjore”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Shpronësimet, gati 10 mln USD, pronarët nuk plotësojnë dosjet

–   Kuvendi PDIU refuzon bojkotin e PD. Rama takon Metën

–   Bombë lokalit, gjymtohet biznesmeni dhe punonjësi

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Rregullat e reja për administratën. Qeveria vendos kriteret për performancën e nëpunësit”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rama takon Nishanin për here të parë pas dekretimit

–   Topalli, Shehu e Bregu dalin kundër bojkotit

–   Interkonjeksioni, rishfaqet serbo-boshnjaku Damir Fazlliç

 

GAZETA MAPO çelet me shkrimin, “Gjykatësit, Rama-Nishani, 2 orë takim në Presidencë. Kryeministri ka qenë dje pasdite në zyrën e kreut të  shtetit për të diskutuar rreth situatës mes dy institucioneve. Dekretet e rrëzuara dhe ato të reja për gjykatësit e lartë që priten të çojë Presidenti në Kuvend, firmat për ambasadorët e rinj dhe përplasja me maxhorancën për shkarkimin e Zana Xhukës së ILDKP kanë qenë temat e takimit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Hyn në fuqi ligji “Për Nëpunësin”, të shkarkuarit, protestë para Kuvendit

–   Miratohet me konsensus buxheti për Tiranën, ja tarifat që rriten

–   Shtyhet vendimi për bojkot, demokratët sot në Kuvend

–   Atentat i paralajmëruar .Tritol “bazës” së ndërtuesit, tre të plagosur në Tiranë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM ka si argument kryesor, “Takimi dje me dyer të mbyllura. Konfrontohen kreu i qeverisë dhe Presidenti i Republikës. 50 minuta sherr Rama-Nishani. Kryeministri kundërshton  bojkotin e kreut të Shtetit ndaj vendimeve të Qeverisë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Si do të vlerësohen nëpunësit civilë

–   Atentatori i Edi Ramës, Berisha e emëroi në CEZ

–   Bashkia Tiranë. Miratohet njëzëri Buxheti për 2014-ën

–   Përçahet opozita, çamët votojnë pro qeverisë

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/