Angli, 26 shkurt 2014 – Vret gruan ditën e ditëlindjes së saj, më pas veten. Ky ka qenë veprimi i ndërmarrë nga një 78 vjeçar britanik, i cili i ka dhënë fund jetës së të dyve në pronën e tyre me vlerë 500 mijë stërlina në Loddington, Northamptonshire.
Mediat britanike raportojnë se 78 vjeçari Donald Knight dhe gruaja e tij 77 vjeçare Mary janë gjetur të vdekur në kopshtin e vilës nga vajza e tyre. Sipas disa miqve të përbashkët të çiftit veprimi i ndërmarrë nga 78 vjeçari ka qenë një akt final i dashurisë së tyre për të shkuar bashkë në botën e përtejme.
Sipas disa burimeve, Mary tashmë vuante nga një sëmundje e rëndë dhe bashkëshorti ishte kthyer në kujdestarin e saj, pasi ajo e kishte të pamundur të lëvizte e vetme.
Ndërkohë një mjeke ka rrëfyer se gjatë vitit të kaluar e ka takuar dy herë 78 vjeçarin e cili i kishte rrëfyer se kishte nisur një lidhje dashurie me një tjetër grua, por më pas i kishte dhënë fund kësaj afere dashurie.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





