Durrës, 26 shkurt 2014– Plot 5 gola janë shënuar në “Niko Dovana” në një ndeshje e cila deri në përfundim të pjesës së parë ka qenë e hapur. Ekipi durrsak i drejtuar përkohësisht nga Ilir Biturku pas largimit të Sorrentinos, ka mundur Lushnjën me rezultatin 3-2 duke u kualifikuar në gjysëmfinalet e kupës së Shqipërisë. Të parët që kanë ndier kënaqësine e golit ishin miqtë nga Lushnja me anë të kapitenit Cela në min e 33. Me rezultatin 0-1 mbyllen 45 minutat e para. Teuta hyn në pjesën e dytë me një tjetër fytyrë. Brenda 15 minutave durrsakët shënojnë plot 3 gola me Nikën fillimisht, më pas me Dostin dhe Hodon, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke bërë të sigurt kualifikimin. Goli i Klodian Arbrit në min e 73 do të vlejë vetëm sa për statistikë, pasi Teuta ka marrë një fitore që I mundëson asaj kualifikimin për në gjysëmfinale. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon nuk ka pasur më ndeshje në grupe me grumbullim pikësh, por vetëm përballje direkte, vajtje-ardhje me eliminim. Sakaq është programuar short vetëm në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, ndaj deri në atë moment ishin përcaktuar qartazi edhe përplasjet mes skuadrave pjesëmarrëse në këtë eveniment. Pra 4 ekipet gjysëmfinaliste si Skënderbeu, Flamurtari, Teuta dhe Kukësi do të parballen me njera – tjetërn pas një shorti të lirë duke mos zhvilluar ndeshje të programuara nga çiftet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/