Krujë, 26 shkurt 2014– Policia i ka vënë prangat një 24 vjeçari që dyshohet të jetë autori i vendosjes së eksplozivit në mjetin e një punonjësi të burgut të Fushë-Krujës.

Burime policore bëjnë të ditur se 24 vjeçari Jetmir Ziri dyshohet të ketë vendosur eksploziv në automjetin tip Golf 5 në pronësi të punonjësit të burgut Alfred Mema.

Shpërthimi i automjetit ka ndodhur rreth orës 02.00 të ditës së sotme, ndërsa mjeti ishte i parkuar. Për fat nuk janë shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia dyshon se porosia për vendosjen e eksplozivit është bërë nga brenda institucionit të vuajtjes së dënimit dhe ka të bëjë me detyrën e policit Alfred Mema. Po hetohet për ndonjë konflikt që Mema mund të ketë me ndonjë të burgosur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/