DURRËS, 26 shkurt 2014 –Elvirë Shani nga Krutja e Lushnjës, që nga viti 2000 shtetase amerikane, ditën kur do mbushte 40 vjeç, vendosi t’u bashkohet forcave ajrore, në skuadronin 127 mbështetës të stacionuar në bazën ajrore “Selfrixh (Selfridge) të gardës kombëtare amerikane. Elvira emigroi legalisht në Amerikë në vitin 2002. Në atë kohë ajo kishte shumë pak para, thuajse nuk dinte anglisht dhe emigroi e vetme në Amerikë. Ndër vite Elvira punoi fort duke bërë edhe dy punë veçanërisht në fundjavë dhe njëkohësisht duke përsosur anglishten. Ajo punoi në Ohajo e më pas në Detroit në punë të ndryshme si pjatalarëse në restorant, kujdestare në azile pleqsh apo në fabrika të ndryshme. Me shumë djersë arriti të plotësojë ëndrrën amerikane, d.m.th një punë të mirë, një shtëpi të mirë, një makinë të re dhe kursime në bankë. Elvira vendosi të futej në aviacion, jo vetëm për shkak të traditës së familjes (i ati ka qenë oficer në Shqipëri), por edhe për të treguar mirënjohjen e saj për Amerikën, atdheun e saj të dytë, që i ofroi mundësinë për t’u bërë dikush në jetë.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/