E mërkurë, 26 shkurt 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA hapet me titullin kryesor, “Ekspertiza. Vrasja e Lamajt, barut në rrobat e Frrokut”.

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kuvendi, Topi: Ish-opozita trajtim mizerabël nga Topalli

–   Matura shtetërore publikohet Formulari A1

–   Largimi nga parlamenti, zbardhet takimi i PD me aleatët

 

GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin, “Ligji, 10 vjet burg kush lufton në Siri”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Publikohet formulari A1 dhe A1-Z, ja kushtet për dy lëndët  me zgjedhje

–   Topi: Rama po humbet kohë. PD pa analizë për humbjen

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor, “Xhihadistët, 15 vite burg”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Kryekomunari i PD mashtrim me gjakmarrjen

–   PD nis bojkotin, braktis miratimin e axhendës së Kuvendit

–   Rikthehet gripi i derrit, 14 raste për dy muaj

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “PD tërhiqet nga çdo marrëveshje. Prishet konsensusi edhe për bordin drejtues të televizionit publik”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rama lobon për statusin në Dhomën e Lordëve

–   Ina Rama ankohet në gjykatë për vendimin e KLD

–   Gjendet provat për krimet e rrëfyera nga Julian Sinanaj

 

GAZETA MAPO çelet me shkrimin, “Qeveria bën një hap pas për 'nëpunësin', ja dy arsyet. Mazhoranca shtyn futjen në axhendën e Kuvendit të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil”. Tërheqja e qeverisë duket se ka të bëjë me kohën e pamjaftueshme deri në 1 prill, datë kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus nga Kuvendi i kaluar, si dhe drojën se nisma e fundit e mazhorancës do të ndikonte negativisht në vendimin e BE për statusin në qershor. Celibashi: Që të mos tregohemi arrogantë, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të shtyhet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Basha mbledh aleatët, qëndrimi ndaj Kuvendit vendoset të enjten. Opozita pritet të ndërmarrë një bojkot të pjesshëm të Kuvendit. Basha takon aleatët, ndërsa bisedimet për një qëndrim unik nga ana e opozitës do të vijojnë edhe nesër. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se partia që ai drejton nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që nuk funksionon në bazë të ligjit

–   Një vit pa Dritanin. Bashkëshortja e komisarit: drejtësia, ngushëllimi ynë

–   Vërtetimet e gjakmarrjes për azil, 12 vetë nën akuzë për falsifikim

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM ka si argument kryesor, “Padi për shpifje. Edi Paloka. Rrezikon 35.000 euro gjobë. Kreu i grupit parlamentar të PD akuzoi një ndër të paktët oficerë të policisë që mbetën në detyrë më 1997 në Vlorë si anëtar të Bandës së Zani Çaushit. Jamarbër Malltezi, “luftë” në Facebook me Taulant Ballën, i kërkon 2 mln lekë

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Aleatët e djathtë, rezerva Bashës për bojkotin e Kuvendit. PDK e PDIU, tratativa me kreun e PD-së

–   Patentat me pikë, ja ndryshimet ne legjislacion

–   Zana Xhuka lë 8.500 dosje “të hapura”