25 shkurt 2014 – Herën e kaluar Rimmel tregoi frutat e bashkëpunimit të tyre me yjet ku aty ishte Kate Mosss e cila u favorizua për të reklamuar buzëkuqin nga redaktorët e bukurisë. Kësaj radhe zgjodhi Rita Orën.
Brendi i ri i grimit, i dizajnuar me Rita Orën nga Rimmel vetëm i përshtatet kreatorit ashtu sikurse Moss –me ngjyra të trasha që janë inspiruar për pop- artistën dhe legjionin e fansave të saj.
“Ishte shumë argëtim të punohet me Rimmel”, tha Ora për bashkëpunimin. “Besoj që ne jemi frymëzuar në gjëra të njëjta – modë, ngjyrë, zë, stil, jetën në përgjithësi dhe Londrën në veçanti. Shpresoj që vajzat e Rimmel kudo që janë do t’i donë këto ngjyra, aq sa i dua unë”.
Për thonjtë, janë përdorur 12 hijezime të Rimmel të clat kanë marrë emra të ndryshe si: orgazëm, Rita bojëkuqe dhe Dashuri e bardhë dhe e nxehtë përderisa kemi edhe maskarat që po ashtu janë dizajnuar që janë pesë lojë të dizajnit që përdor Ora.
Ky koleksion i Rita Orës do të jetë i gatshëm nga 19 marsi në tërë Anglinë ndërkaq më vonë do të del edhe në vendet e tjera.





