Durrës 25 shkurt 2014 – Porti i Durrësit ka nisur të trazojë organin e drejtësiësë lidhur me një sërë skandalesh të bëra gjatë kohës që Autoriteti Portual drejtohej nga Eduart Ndreu. Burime që mbeten konfidenciale bëjnë të ditur se ka nisur procesi mbledhjes së të dhënave dhe se fillimisht pritet të jenë objekt i prokurorisë së bashku me Ndreun edhe dy eksponentë të tjerë të portit dhe konkretisht Mehmet Borshi dhe Agron Çopja. Emrat e tyre kanë dalë disa herë në pah dhe që lidhen me firmosjen e disa tenderave të cilat do të verefikohen nëse janë mbështetur në ligjet, vendimet dhe udhëzimet përkatëse. Çdo gjë lidhert me kohën kur ata kanë qenë pjesë e kupolës në port dhe ushtrimi detyrës së tyre ka të bëjë me një sërë nënshkrimesh për rpokurime, tendera, koncensione. Materialet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe investigimet e tjera kanë shtyrë prokurorinë të ndjekë me precedencë aktivitetin e të tre emrave të mësipërm. Për shkak të pozicionit që secili prej tyre ka pasur në port, mbeten emra shumë të lakuar, ndërsa nuk është thënë ende zyrtarisht nga prokuroria se cilat janë arsyet që po e shtyjnë organin e akuzuës të “gërmojë” në dosjet e tyre. Hera e fundit dhe që është bërë e njohur është denoncimi i bërë në mënyrë publike nga administratorë të firmës REAR sh.p.k lidhur me skualifikimin e tyre nga tenderi. Bëhet fjalë për tenderin e privatizimit të shërbimit elektrik në portin e Durrësit tender që është zvarritur herë pas here nga drejtori portit të Durrësit Eduart Ndreu me qëllim favorizimin e një firme tjetër. “Në mos sot, një ditë Eduart Ndreu, Mehmet Borshi, Agron Çopja dhe antarët e tenderit do të shkojnë në burg”.-ka thënë administratori firmës së penalizuar. Pas deklarimit gjërat në port kanë nisur të ndryshojnë, por kjo duket se nuk ka pasur ndonjë ndikim në organet e prokurorisë institucion që heton pavarësisht nëse ka apo jo denoncime zyrtare. Por Ndreu dhe vartësit e tij kanë edhe shumë gjëra të mbetura pezull. Fakti se pak javë më parë ministri Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto u shpreh se do të rishikojë të gjitha tenderat dhe koncensionet e dhënë në port nga Eduart Ndreu ka lënë shtegun e hapur për mundësinë e nisjes së hetimeve. “Të gjitha koncensionet dhe kontratat e lidhura jashtë interesit ekonomik dhe në dëm të qytetarëve do të rishikohet”-pati deklaruar Haxhinasto. Porti aktualisht gjendet në ditët e tij më të zeza përsa i përket të ardhurave. Sipas burimeve zyrtare me shumë vështirësi është bërë e mundur gjetja e fondit për pagat e administratës, ndërsa shpenzimet për energji elektrike, ujë të pishëm si dhe dhjetra fatura detyrim ndaj të tretëve kanë mbetur stok në tryezat e drejtuesve të portit. Gropa e madhe prej më shumë se 16 milion euro ka shumë të ngjarë të ketë provokuar organet e drejtësisë për të investiguar se çfarë realisht ka ndodhur në portin më të madh në Shqipëri dhe shkaktarët.

/Gazeta Bulevard/