DURRËS, 25 shkurt 2014 –  Gjykata angleze dënoi dy kushërinj: Adrian Veshaj, 41 vjeç, me 10 vjet burg dhe Amadeo Veshaj me 8,5 vjet burg. Pasi i arrestoi, policia angleze bëri kontroll banese në adresën, ku banonin dy kushërinjtë. Gjatë kontrollit në makinë, në garazh dhe në shtëpi policia gjeti 18,5 kg kokainë,12 000 stërlina angleze, një presë për presim droge, 7 kg përzierës droge, telefona celularë (në foto: Amadeo, majtas, Adrian Veshaj, në qendër, dhe presa hidraulike). Sipas ligjit anglez, çdo keqbërës i huaj, që dënohet më shumë se me një vit burg, automatikisht mund të dëbohet dhe të dërgohet në vendin e origjinës menjëherë pas daljes nga burgu, pa pasur nevojë për vendim gjyqësor.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/