DURRËS, 24 shkurt 2014 – 4 femra nga qyteti bregdetar “vetëflijohen” për idealet e LSI-së. Pas heqjes dorë të Silvanë Maksutit, Meritë Kuçit, Klodjanë Pashkajt dhe Ermirë Koçit, ngadhënjen një burrë nga Kruja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së hënë, 24 shkurt 2014, i dha mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Durrësit, Bujar Derveni, pasi ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Në këto kushte, KQZ-ja vendosi, me 4 vota pro, t’i japë mandatin e deputetit kandidatit të radhës në listën shumemërore të LSI-së në Durrës, Bujar Derveni.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





