23 shkurt 2014 – Teuta ka pësuar një humbje 1-2 në Lac ku për durrsakët goli i Nikës i shënuar në fund ka qenë i pamjaftueshëm të paktën për një pikë ndërkohë që për ekipin një minus ka qenë edhe mungesa e tifozëve durrsakë pasi ata nuk janë lejuar nga policia kurbinase e cila nuk garantonte sigurinë e tyre. Pavarësisht humbjes së pësuar në Laç, trajneri i Teutës, Roberto Sorrentino ka qenë i qetë dhe në deklaratën pas ndeshjes, theksoi se është i kënaqur me lojën e ekipit të tij, duke fajësuar fatin e keq dhe gabimet individuale për humbjen e pësuar. “Kjo është padyshim një transfertë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat, ndërkohë që Laçi është një ekip shumë i fortë, i përbërë nga futbollistë cilësorë. Tek ne nuk ka ndryshuar asgjë, duke i krahasuar ndeshjet në shtëpi me ato jashtë. E dinim që ishtë një fushë e vështirë, dhe nëse nuk do të kishim gabuar, mendoj se do mund të kishim mbajtur një rezultat pozitiv. Pësuam dy gola që nisën nga gabime individuale, dhe goli i parë na preu këmbët. Skuadrës nuk i mungoi impenjimi dhe nuk kam për t’i thënë diçka lojtarëve, pasi bënë një lojë të mirë. Mendoj se nuk kishim fatin në anën tonë, por mund të kishim bërë më shumë. Vinim nga pesë rezultate pozitive radhazi dhe tani nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën tonë dhe le të shpresojmë të kemi dhe fatin në anën tonë. Golat ishin mungesë vëmendje, na u “lidhën këmbët”, kështu që vendosën episodet. Ndeshja mund të përfundonte edhe 0-0. Ky është një kampionat shumë i çuditshëm, ku javë pas jave vendet në tabelën e klasifikimit mund të ndryshojnë dhe meqenëse loja jonë nuk ka munguar, mjafton të mos dorëzohemi, por edhe të kemi më në fund pak fat”- deklaroi Sorrentino.
Sorrentino: Duhet të mos dorëzohemi por edhe të kemi pak fat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë
“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për…
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit nga…





