Tiranë 22 shkurt 2014 – Një tjetër autobus del nga rruga, duke lënë të plagosur pesë pasagjerë. Këtë herë është një autobus i linjës urbane të “Unazës”, i cili rreth orës 22:10 doli mbi trotuar dhe u përplas me një pemë. Ngjarja ndodhi shumë pranë Piramidës, kurse nga përplasja janë 5 të plagosur që janë transportuar në spital me lëndime të lehta. Forca të policisë shkuan në vendngjarje dhe dhanë ndihmën e parë tek të lënduarit, teksa shoqëruan shoferin e mjetit dhe nisën hetimet. Dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Fillimisht u dyshua se shoferi ishte i dehur, por nga testi i alkoolit ka rezultuar në gjendje të mirë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i këtij aksidenti mund të jetë bërë një defekt teknik, që solli edhe humbjen e kontrollit të autobusit. Pasditen e së premtes, një tjetër autobus, i linjës interurbane Tiranë-Elbasan, u përplas nga një veturë afër qendrës tregtare TEG dhe u përmbys. Të plagosur mbetën 10 persona, ndërsa u ndaluan dy drejtuesit.
Autobusi i ‘Unazës’ i bie pemës, plagosen 5 pasagjerë, nisin hetime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Nuk duam ta zgjasim armëpushimin me Iranin” – Trump: Do të arrijmë një marrëveshje të madhe, ata nuk kanë zgjidhje tjetër
Bardhi e Tabaku takojnë kreun e Komisionit të Jashtëm në Senatin italian: Mazhoranca po pengon integrimin duke mbrojtur politikisht korrupsionin
Kriza e karburantit kërcënon fluturimet, BE-ja plane për rezerva dhe blerje të përbashkëta
BE rrëzon ligjin anti-LGBTQ+ të Hungarisë





