22 shkurt 2014 – Gjatë kësaj periudhe BlackBerry ka qenë duke punur për krijimin e një smartfoni të ri, të njohur me emrin e koduar Windermere. Së fundmi është bërë i mundur edhe zbulimi i disa detajeve mbi këtë smartfon të veçantë.

Smartfoni është më i gjerë se çdo BlackBerry tjetër dhe arsyeja e ndryshimit të përmasave është pajimi me një tastierë të re të përmirësuar. Ndryshe nga tastiera tradicionale që përmbante katër rreshta çelësash, tastiera e re ka vetëm tre rreshta çelësash të cilët janë të ndjeshëm ndaj prekjes. Për të krijuar një ide më të qartë mjafton të sillni ndërmend aplikacionin e tastierës Swype për Android.

Çelësat janë fizikë, por përveç se mund të shtypen, ato funksionojnë njëkohësisht edhe thjesht me prekje për të aksesuar numrat, simbolet etj… Përveç ndryshimit të tastierës, një prej arsyeve të krijimit të këtij smartfoni me ekran kaq të gjerë është edhe mundësia për të ekzekutuar dy aplikacione të ndryshme njëkohësisht.

Aktualisht BlackBerry po punon me një partner të fuqishëm që ka interes për Windermere, por nuk është konfirmuar ende se kush është ky partner. Sipas informacioneve të siguruara rezulton se pajisja do të prodhohet dhe do të kalojë fazën e prototipit vetëm nëse partneri e konfirmon këtë gjë.

/PCWorld Albanian/