DURRËS, 22 shkurt 2014 –  Kapet vrasësi i egër, autori i krimit makabër të ekzekutimit dhe djegies së dy kufomave në ish-kënetë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se shumë i kërkuari, 32-vjeçari Odise Verbofshi, u ndalua në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës teksa po orvatej të fshihej në Greqi. Aksionin e kapjes së durrsakut e realizuan uniformat blu të Korçës. Verbofshi po transferohet aktualisht drejt Durrësit, për t’u pyetur më pas nga grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë, teksa vrau dhe dogji Shaban Babasin dhe Albert Kasallën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/