DURRËS, 22 shkurt 2014 – Një grua nga fshati guxon të arratiset nga shtëpia e burrit bashkë me fëmijën 2 vjeç. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 21 shkurt 2014, ora 8.00, ka bërë kallëzim në polici O. S., 24 vjeç, banues në fshatin Rromanat të komunës së Rrashbullit, i cili deklaroi se më 20 shkurt 2014 i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij 23-vjeçare. Ajo ka marrë me vete edhe fëmijën 2 vjeç. U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





