Viktima ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit me dëmtime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën
DURRËS, 5 shkurt 2014 – Vazhdojnë të “prodhohen” lajme tronditëse për agresivitetin e të miturve dhe adoleshentëve. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton më 4 sgkurt 2014, ora 15.30, u arrestua R. B., 15 vjeç, banues në lagjen nr. 14/1 Durrës. Dyshohet se adoleshenti, rreth orës 9.25 paradite, në po këtë lagje, për motive të dobëta, në bashkëpunim dhe me të miturin A. M., , banues në lagjen 14 Durrës, kanë goditur me mjete të forta dhe kaçavidë në trup E. K.-në, 16 vjeç. Për 13-vjeçarin nuk fillon procedim penal për shkak të moshës. Viktima ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit me dëmtime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





