Durrës 21 shkurt 2014 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ‘Kënetës’ në Durrës, 2 persona janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti. Viktimat janë vrarë me plumba dhe më pas trupat e tyre janë djegur në një makinë.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se një automjet tip ‘Benz’ me targë AA930BJ u gjet i shkrumbuar në zonën informale të ‘Kënetës’ në Durrës. Brenda automjetit ndodheshin trupat e pajetë të 2 personave.
Trupat e viktimave janë djegur tërësisht. Nga hetimet rezultoi se viktimat janë nga fshati Kamberas të Fushë-krujës, Artur Babasi dhe Shaban Kasalla. Mësohet se Babasi ishte banakier i një lokali në qendër të fshatit Kamberas kurse Kasalli punonte në një gurore në Fushë Krujë. Personat e vrarë dyshohet se janë me precedente penale.
Nga ekspertiza në vendin e gjarjes dyshohet se vdekja është shkaktuar pasi janë qëlluar me plumb.
Sipas policisë, dy viktimat u ekzekutuan pas ores 22:00 dhe më pas i është vënë zjarri automjetit.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Po hetohet në disa pista. Gjithashtu policia bën me dije se ka identifikuar autorët e ngjarjes.
Vrasja monstruoze
Krim i planifikuar deri në detaj. Ky konkluzion arrihet nga mënyra sesi janë gjetur të vrarë dy viktimat të ekzekutuara. Dy personat dyshohet se janë vrarë diku tjetër me plumb pistolete. Policia bëri të ditur se vrasja është kryer në një banesë ku janë gjetur dhe gëzhoja armësh dhe njolla gjaku. Më pas trupat janë futur njëri në sedijen e pasme, tjetri në bagazh të automjetit tip Benz dhe janë sjellë nga autorët Zonën e Ish-Kënetës ku makinës i është hedhur benzinë dhe vënë flaka.
Të dy të rinjtë janë qëlluar me nga një plumb në kokë, gjë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Automjeti në të cilin ka ndodhur krimi rezulton i vjedhur.
Personat me precedentë penalë
Nga të dhënat e para nga hetimet e kryera mësohet se personat janë të skeduar për vepra penale të mëparshme. Kështu, Babasi rezulton ish-i dënuar për trafik droge në Itali ku dhe ka kryer dënim me 3 vjet burg. Kurse Kasalli rezulton i skeduar për transport narkotikësh.
Autoret
Policia bën të ditur se kanë qenë 4 persona që kanë marrë pjesë në krim, ku 2 prej tyre janë shoqëruar kurse 2 janë ende në kërkim. Për zbulimin e autorëve janë shoqëruar gjithsej 40 persona që mund të kishin dijeni rreth ngjarjes.
Ekzekutohen me plumba dhe digjen në makinë 2 të rinj, policia identifikon autorët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit nga…
21 Dhjetor 2025: Solstici i Dimrit, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit!
Detaje nga plagosja me thikë në Durrës





