DURRËS 21 shkurt 2014 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ‘Kënetës’ në Durrës, 2 persona janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se një automjet tip ‘Benz’ me targë AA930BJ është gjetur i shkrumbuar në zonën informale të ‘Kënetës’ në Durrës. Brenda automjetit janë gjetur trupat e pajetë të 2 personave, njëri i seksit femër e tjetri i seksit mashkull.
Trupat e viktimave janë djegur tërësisht, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. Dyshohet se viktimat mund të jenë qëlluar dhe më pas i është vënë zjarri automjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policore dhe ekspertiza mjeko ligjore. Policia po heton në disa pista.
Durrës, gjenden të djegur në automjet 2 persona, dyshohet të jenë ekzekutuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë
Gjermania miraton 800 milionë euro armë për Izraelin
95 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshim në kryeqytet
Aktmarrëveshjet e 2026, OSHEE: Përfitojnë reduktim të kamatëvonesës 68.8% të klientëve debitorë





