DURRËS, 20 shkurt 2014 –  Edhe një shqiptar tjetër, që ishte i famshëm për egërsinë në tregtinë e mishit “të bardhë”.Shqiptari Kreshnik Sheko 31 vjeç u arrestua nga policia në rajonin e Rexhio- Emiljas, me akuzat për shfrytëzim prostitucioni, dhunë të vazhdueshme, kërcënime dhe tortura çnjerëzore. Kishte shndërruar në skllave një bashkatdhetare 30 vjeçe. Sheko e detyronte të prostituonte duke e kërcënuar se do t’i përdhunonte motrat më të vogla, do ta varroste rrëzë një ulliri, do t’ia priste mishin copa-copa si edhe duke e rrahur vazhdimisht me grushte, shqelma dhe me tub hekuri. Femra shqiptare kishte dalë të “punonte”, madje edhe pa mbushur ditët e nevojshme të konvaleshencës pas daljes nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të një incidenti të përgjakshëm gjatë “punës”. Gjykata lëshoi urdhër arresti, i cili u ekzekutua menjëherë nga policia. Tutori i dhunshëm u dërgua në burgun vendor të Rexhio-Emilias.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/