TIRANË, 19 shkurt 2014 –  Mediet vendase njoftojnë se më 17 shkurt 2014 u arrestua për shpërndarje droge  Bledar Gjini, banues në qytetin italian Macerata (rajoni Marche). 34-vjeçari shqiptar u ndalua nga policia italiane dhe iu gjetën në xhep disa qindra euro, që besohen se janë fituar nga shitja e drogës. Gjatë kontrollit të banesës së Bledarit policët gjetën edhe tetë zarfe të vegjël me kokainë të fshehura në pervazin e dritares. Policët gjetën edhe disa skeda telefonike SIM dhe një telefon celular, që mund të jenë shumë të dobishme për të zbuluar bashkëpunëtorët e të arrestuarit për shpërndarje kokaine.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/