TIRANË, 19 shkurt 2014 – Një operacion i përbashkët i karabinierëve dhe i policisë italiane të krahinës së Astit arrestoi tre shqiptarë me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, u njoftua në një konferencë shtypi (në foto). Tre shqiptarët akuzohen për një vjedhje të madhe panelesh fotovoltaike nga një firmë e qytezës së Belvlios. Vlera e paneleve të vjedhura shkonte në 15 000 euro. Përveç vjedhjes së paneleve, Aleksandër Tomaj, 41 vjeç; Gentian Dollani (në foto), 27 vjeç; Leonard Veshaj, 23 vjeç akuzohen edhe për vjedhje me thyerje të së paku gjashtë banesave. Ndër objektet më të preferuara për bandën ishin paratë kesh, bizhuteri ari dhe argjendi, xhevahiret etj.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





