SHBA 17 shkurt 2014 – Në Kaliforni është vënë në punë Centrali Diellor termik më i madh në Botë. Centrali është realizuar nga BrightSource Energy, një bashkëpunim midis Nrg Energy, Bechtel dhe Google. Centrali Ivanpah Solar Electric Generating System, në Kaliforni, është ndërtuar në shkretëtirën e Mojave pranë kufirit me Nevadën. 
 Bëhet fjalë për centralin diellor termik më të madh në botë. Ai përbëhet nga 173.500 pasqyra parabolike mbi të cilat përqëndrohet nxehtësia, e cila arrin deri në 530 gradë. 
Centrali është realizuar nga BrightSource Energy, një bashkëpunim midis Nrg Energy, Bechtel dhe Google. Kullat e ngrohjes janë të larta rreth 50 metra. Centrali ka një potencë 392 megawatt, e aftë të furnizojë me energji 140 mijë banesa. Projekti që ka kushtuar 2.2 miliard dollarë është financuar me 1.6 miliard të fondeve publike. Ambientalistët janë të shqetësuar sepse në këtë vend rritet një breshkë shumë e veçantë, por kanë edhe një shqetësim për shpendët që emigrojnë. Për të ndërtuar centralin janë dashur rreth 4 vjet, ku nuk kanë munguar edhe vështirësitë ekonomike si dhe problemet me ambientin. Centrali i Ivanpah ndodhet në San Bernardino, në Los Angeles, dhe ndodhet 75 km në jug-perëndim të Las Vegasit.