DURRËS, 17 shkurt 2014 – Bënte sherr në familje, duke kërcënuar me kobure dhe çifte, por, me t’u denoncuar tek organet e rendit, ia mbathi. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 16 shkurt 2014 filloi procedimi penal në mungesë për Armand H., 37 vjeç, banues në Xhafzotaj. Rreth orës 15.00, gjatë kontrollit në banesë, lidhur me një konflikt familjar, u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë TT dhe 4 copë fishekë; 4 kapsolla detonatorë me fitil; 1 armë gjahu teke me 19 fishekë etj, që i mbante pa leje. U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





