DURRËS, 17 shkurt 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj V. C., 25 vjeçe, banuese në Durrës. Më 14 shkurt 2014, rreth orës 08.00, 25vjeçarja udhëtoi nga Italia me një nga tragetet e linjës Brindisi-Durrës  dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit nga kufiri, doli se në pasaportën biometrike shqiptare kishte disa vula të falsifikuara. U sekuestrua pasaporta, e cila do t’u nënshtrohet ekzaminimeve. Më 16 shkurt 2014, ora 00:30, u kryen veprimet e para hetimore në gjendje të lirë ndaj L. S., 30 vjeç, banues në Wassenberg Gjermani, me shtetësi kosovare. Ky shtetas, me datë 15.02.2014, rreth orës 22:15, u kap në flagrancë nga policia kufitare në terminalin e udhëtarëve, duke tentuar të udhëtojë për në Itali me një nga tragetet e linjës së Barit, me një pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane, të dyja në emër të vëllait të tij, duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me të.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/