Ekskluzive e “Dyrrah”-ut / Njoftimet nga Tirana për trazira të mundshme, kërcënimi i pozitës në RD për version shqiptar të “pranverës boshnjake” më 20 shkurt 2014, mund të jenë një nga arsyet e vërteta mos-bregëzimit të luftanijes “Orion”. Dihet se Parisi ka pasur njëfarë “feeling”-u me Tiranën e Berishës, sidomos me ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, pas blerjes aq të diskutuar, nga pala shqiptare, të helikopterëve francezë “Cougar”, duke injoruar me brutalitet të famshmit amerikanë “Sikorsky”  

DURRËS, 15 shkurt 2014 –  Edhe diplomacia ushtarake franceze paska “sëmundje” anijesh, teksa papritur anulohet vizita e paralajmëruar dyditore e dragaminës “Orion” në portin e Durrësit. Ndërsa pritej që më 15 shkurt 2014 dragamina (chasseur de mines) “Orion” e Marinës kombëtare franceze të bregëzohej në portin e Durrësit, mbrëmjen vonë të 14 shkurtit 2014, ERLED, e njëjta agjenci detare shqiptare e Durrësit, e kontraktuar nga marina franceze, e cila njoftoi mbërritjen e “Orion”-it, bëri të ditur se kjo luftanije e ushtrisë së një vendi të NATO-s nuk do të hynte në portin e një vendi tjetër të NATO-s. “Dyrrah”-u shkoi në sallën operative të kapitanerisë së portit të Durrësit paraditen e 15 shkurtit, ku pa njoftimin zyrtar të agjencisë detare ERLED për anulimin e vizitës së luftanijes franceze. Administratori i ERLED-it i tha në telefon “Dyrrah”-ut se një natë më parë, vet atasheu francez i mbrojtjes për Shqipërinë dhe Italinë, rezident në Romë, kolonel Anri Suva (Henri Sowa, në foto), i kishte komunikuar shtyrjen për një afat të pacaktuar të vizitës së paralajmëruar në portin e Durrësit. Kjo, për shkak të një defekti. “Dyrrah”-u ka mësuar nga burime të tjera të tërthorta se “Orion”-i ndodhej në afërsi të portit italian të Barit, gjë – pak por edhe plotësisht – e besueshme. Ambasada franceze në Slloveni (shih:  HYPERLINK "http://www.ambafrance-si.org/Escale-du-chasseur-de-mines-Orion" ambafrance-si.org/Escale-du-chasseur-de-mines-Orion dhe foton) shkruante në një komunikatë për shtyp se dragamina “Orion” e Marinës kombëtare franceze vizitoi [portin] e Koperit më 5 dhe 6 shkurt 2014 (Le chasseur de mines “Orion” de la Marine nationale française a effectué une escale à Koper les 5 et 6 février 2014). Sipas të njëjtit burim të hapur informacioni, kjo vizitë ndihmoi në implementimin e përvojës franceze në pajisjet e kontrollit kundër minave dhe për të kryer, në këtë kontekst, stërvitje të përbashkëta zhytjesh dhe kërkimesh nënujore me marinën sllovene (Cette escale a permis de présenter le savoir-faire français en matière d’équipement de lutte contre les mines et d’effectuer, dans ce cadre, des exercices conjoints de plongée et de recherche sous-marine avec la marine slovène). Mund të spekulohet / hamendësohet se defekti i “Orionit” që anuloi përkohësisht vizitën në Shqipëri, mund të jetë i karakterit diplomatik, si ato “sëmundjet” e liderëve politikë për të fshehur arsyet e vërteta të anulimit të vizitave. Njoftimet nga Tirana për trazira të mundshme, kërcënimi i pozitës në RD për version shqiptar të “pranverës boshnjake” më 20 shkurt 2014, mund të jenë një nga arsyet e vërteta të anulimit të bregëzimit të “Orion”-it në Durrës. Dihet se Parisi ka pasur njëfarë “feeling”-u me Tiranën e Berishës, sidomos me ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, pas blerjes aq të diskutuar, nga pala shqiptare, të helikopterëve francezë “Cougar”, duke injoruar me brutalitet të famshmit amerikanë “Sikorsky”. Bie në sy se Franca ka pasur atashe ushtarak në Shqipëri qysh në vitin 1945. E hoqi nga Tirana dhe  çoi në Romë fill pas përfundimit të kontratës për helikopterët. Franca ka vënë veton në dhjetor 2013 ndaj Shqipërisë për negociatat e pranimit në BE.

Sfond / 

Berisha dhe Imami: Jo helikopterëve amerikanë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, më 12-15 qershor 2010 bëri një vizitë zyrtare në Francë. Në Paris u prit në një takim të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes francez Erve Moren (Herve Morin), i cili qëndroi në këtë post në periudhën 18 maj 2007-14 nëntor 2010. Në fund të vizitës së tij në Francë, Imami shkoi dhe në uzinën “Eurocopter” në Marsejë, ku po prodhohej helikopteri i parë "Cougar" Alb 001 për Shqipërinë.  Si ish-Kryeministri Sali Berisha, edhe Imami kanë refuzuar kompaninë amerikane “Sikorsky” të helikopterëve të CH-53 “Sea Stallion”, gjë që shkaktoi bujë ndërkombëtare. Madje amerikanët i shisnin më lirë. “Sikorsky” u ankua dhe në MM, edhe tek Avokati i Prokurimeve. Më kot. Berishës dhe “gjeneral” Imamit u duhej mbështetja franceze nëpërmjet blerjes së helikopterëve francezë. Për këtë u kalua me urgjencë një ligj i posaçëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/