DURRËS, 14 shtator 2014  –  Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 13 shkurt 2014 me 95 vota pro dhe 1 kundër përbërjen e komisionit hetimor për kontrollimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të miratuar në seancën e kaluar plenare,  janë 15 deputetë në përbërje të këtij komisioni në raporte përfaqësimi 8 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita. Ndër shtatë “baballarë” të propozuar nga PD-ja, tre ishin nga qarku i Durrësit:  Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi  dhe Genc Strazimiri. Kurse te shumica (PS), nga tetë “baballarë” e propozuar, vetëm një ishte nga qarku i Durrësit: Blend Klosi.            

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/