DURRËS, 14 shkurt 2014 –  Në pasditen e Shën Valentinit blutë e Durrësit kanë shmangur një krim, që mund të kryhej në qytetin bregdetar nga një adoleshent, i cili kishte ardhur që nga fshatrat e Kavajës. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bëri të ditur se më 14 shkurt  2014, rreth orës 15.30, gjatë kontrolleve të territorit, patrulla e përgjithshme kapi në lagjen nr. 12 Durrës, të shoqëruar nga një tjetër bashkëmoshatar i tij, 16-vjeçarin A. D., nxënës i shkollës së fshatit Synej të rrethit të Kavajës. Thirrjes së organeve tw rendit dy të rinjtë i janë përgjigjur duke u larguar me shpejtësi dhe në ndjekje e sipër është realizuar edhe kapja e tyre. Gjatë kontrollit personal adoleshentit iu gjet në brez një pistoletë e prodhimit serb “Zastava”, që e mbante pa leje. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/