DURRËS, 14 shkurt 2014 –  Vazhdojnë të zbulohen raste të trafikimit të makinave të vjedhura në vendet e BE-së. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 13 shkurt 2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj F. A., 33 vjeç, banues në Vlorë. Rreth orës 13.00, në lagjen nr. 4 Durrës, u bë bllokimi e sekuestrimi i një fuoristrade “Range Rover” me targa AA 111 EC. Dyshohet të jetë trafikuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Në momentin e bllokimit ky mjet drejtohej nga shtetasi H. P, banues në Durrës. 

/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/