DURRËS, 14 shkurt 2014 –  Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje të lehta toke në mesditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2014 në rrethinat e qytetit bregdetar.  Tërmeti ka ndodhur ora: 11:05:36 (GMT) ose ora 12:05:36 (koha e Shqipërisë +1 GMT), me forcë M=2.2, me epiqendër në thellësinë 28 km. Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës e lokalizon dukurinë tektonike në një largësi në vijë ajrore 8 km në juglindje të qytetit të Durrësit, 25 km në jugperëndim të qytetit të Tiranës, në koordinatat 41.29°V, 19.56°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe). “Dyrrahu” saktëson se ngjarja sizmike ka ndodhur në një zonë të banuar kodrinore e në territorin e komunës së  Xhafzotajt,  në Muharremaj pranë fshatit  Manskuri  (shih foton satelitore, shigjeta e gjelbër dhe hartën nr. 2, pika e kuqe) midis  RromanatitBozaxhijës  (komuna  Xhafzotaj),  Pjezës  (komuna Xhafzotaj) dhe  (H)Ardhishtes  (komuna  Gjepalaj). Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info

Komuna  Rrashbull  ka në përbërje fshatrat Rrashbull, Arapaj, Shinovlash, Shkallnur,  ManskuriRromanatBozaxhijë,  Xhafzotaj.

Komuna  Gjepalaj  ka në përbërje fshatrat  (H)Ardhishte,  Çizmeli, Eminas i Vogël, Gjepalaj, Likesht, Kënetë, Shtrazë, Shahinë, Shetel.

Komuna  Xhafzotaj  ka në përbërje fshatrat  Pjezë,  Rreth, Xhafzotaj, Sallmonë, Koxhas, Borakë, Guzaj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/