DURRËS, 14 shkurt 2014 –  Tjetri braktis makinën sepse s’iu bind policit, punonjësit e karotrecit i vjedhin kasetofonin dhe Iphone-in. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 13 shkurt 2014filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit Edison K., 22 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 16.30, në Shijak, duke drejtuar “Golf”-in me targa FIM79809, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar duke u larguar dhe braktisur automjetin disa metra me tej. Ndërkohë lidhur me këtë, më 13 shkurt 2014, ora 24.00, u arrestuan F. D., 16 vjeç, banues ne Sallmone Shijak dhe Armand F., 37 vjeç, banues në Sukth. Dyshohet se rreth orës 18.00, duke shërbyer me karotrec për transportimin e e Golfit të braktisur drejt komisariatit të Shijakut, kanë vjedhur në të kasetofonin dhe një telefon Iphone; sende këto të cilat u sekuestruan.

/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/