DURRËS, 14 shkurt 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 13 shkurt 2014, ora 23.55, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Kastriot T., 31 vjeç, banues në Xhafzotaj, i cili dyshohet se më 11 shkurt 2014, në bashkëpunim edhe me shtetasit Jetmir, Ismail e Mirjan D., tashmë të arrestuar, janë bashkautorë të vjedhjes së telave të bakrit në radiostacionin e Shijakut. Gjithashtu është dokumentuar se këta shtetas janë përfshirë edhe në dy vjedhje të tjera të ndodhura më 20 dhjetor 2013 dhe 12 janar 2014, në të cilat është përvetësuar një sasi tel bakri po në antenat e transmetuesit (shih më hollësisht http://durreslajm.com/aktualitet/durres-kapen-tre-veta-e-kerkohen-dy-vodhen-tela-ne-antenat-e-shijakut).

/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/