DURRËS, 14 shkurt 2014 – Erjon Mugmataj, 26 vjeç, u arrestua nga Roja e Financës e qytetit të Foxhias në Itali. Atij iu kapën 310 gramë kokainë e pastër dhe një pistoletë. Pas arrestit u dërgua në burgun vendor të Foxhias. Mugmataj ka mjaft precedentë penalë dhe njihet mirë nga organet ligj-zbatuese të rajonit të Puljas. Më 5 dhjetor 2007 u arrestua nga karabinierët në kuadrin e operacionit “Libarna”. Akuzat ishin grup kriminal, i specializuar në trafikun e drogës dhe të prostitucionit. Në prill 2010 prangoset në një shtëpi në bulevardin “Bari” në qytetin e Foxhias. Ai ishte person në kërkim për arratisje nga burgu.
/përgatiti gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





