13 Shkurt 2014 – Janë gjithnjë e më të shpeshta skandalet seksuale të yjet botërore në rolin kryesor, por le të kujtojmë disa prej atyre që kanë i heshtur me sukses apo edhe harruar.
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez është ende misterioze në lidhje me xhirimet e pretenduara të seksit me ish-burrin e saj kamerier Ojanama Noah në muajin e tyre të mjaltit, në vitin 1997. Ai u përpoq pa sukses për të shitur filmimin që zgjat me orë të tëra, ku ai dhe gruaja e tij shijojnë momentet intime. Pasi që J.Lo e ndaloi në mënyrë të ligjshme, video-në ia kishte shitur të dashurës e cila arriti ta publikojë, por deri më tani askush nuk ka mundur ta shikojë. Vetëm në vitin 2011, ajo më në fund foli për skandalin. “Burri im i parë filmoi jetën tonë intime. Është e tmerrshme kur dikush është duke u përpjekur për të shitur privatësinë tuaj. Nuk kam besuar se një njeri të cilit i ke besuar aq shumë, dëshiron të përfitoj nga ajo që do të duhej të ishte private, pra vetëm për të dhe mua. Por njerëzit për të përfituar materialisht, janë të gatshëm të bëjnë edhe gjëra të tilla të tmerrshme”.
Colin Farrell
Para se të bëhej baba dhe të qetësohet pakëz, aktori i popullarizuar ishte në lidhje me lepurushën nga “Playboy”, Nicole Narain. Në vitin 2006, në internet ka rrjedhur porno video-ja 14-minutëshe e tyre, ku aktori dukshëm i dehur bërtet, “Unë jam duke q… live! Xhirimi ishte censuruar të nesërmen. Më vonë bukuroshja ishte munduar që ta shes atë, por ekipi ligjor i aktorit të famshëm të Hollivudit, kishte arritur ta bllokojë shitjen e tij, ndërsa më pas ajo është paguar para të majme për të hequr dorë nga distribuomi i tij.
Kanye West
Kim Kardashian nuk është e vetmja me sekretet e pista të së kaluarës. Vitin e kaluar, ka pasur një lajm në lidhje me një video të seksit me këngëtarin Kanye West në rolin kryesor, ndërsa partnerja e tij i ngjante tepër Kim-it. Kaseta 20–minutëshe e tronditi dukshëm këngëtarin i cili ishte në panik për shkak se vajza 18-vjeçare në kasetë, e konfirmoi moshën e saj. Mirëpo, pasi ai ka paguar një shumë të majme parash, ai ka arritur që përgjithmonë ta zhduk xhirimin në fjalë, për të shpëtuar nga turpërimi i mëtejmë.
Britney Spears
Pas qethjes famëkeqe të flokëve në vitin 2007, ajo ishte në qendër të një skandali të ri. Ish-menaxheri i saj, Adnan Ghalib, shoqërohej nga thashethemet se shet kaseta me përmbajtje të seksit në mes të atij dhe këngëtares me një parukë trëndafili. Edhe përkundër përpjekjeve të tij për ta shitur këtë video, ai ka dështuar dhe ka hequr dorë, pasi askush nuk ka dashur të rrezikoj me blerjen e saj, ngase këngëtarja kishte kërcënuar me masa ligjore ndaj kujtdo të e bën distribuimin e kasetës.
Tyson Beckford
Modeli i popullarizuar është një nga të paktët që në videon e seksit ishte solo. Klipi i shkurtër tregojnë se si ai masturbon gjatë video chat-it me një femër, por pasi e pranoi, ai i kishte paralajmëruar adhuruesit e tij se video-ja me të vërtetë nuk përmban seks të mjaftueshëm. Edhe interesimi për këtë video nuk ishte i madh, prandaj edhe u hesht në mënyrë të përkryer, duke mos e parë dritën.
Kate Moss
Të gjithë kanë parë pamjet e modeles së popullarizuar duke konsumuar kokainë, por diku në të njëjtën periudhë të vitit 2007, gazetat britanike publikuan lajmin se ish i dashuri i saj narkoman, rokeri Pete Doherty, u përpoq për të shitur tetë video materiale që tregojnë seksin e tyre. Megjithatë, filmimet, “Kate & Pete: A Love Story”, kurrë nuk janë shfaqur ndokund. Thuhet se ai ka marrë nga isha e dashura e tij modele një shumë prej një milionë dollarëve, për të shkatërruar të gjitha materialet të cilat i shfaqin ata në skena shumë të nxehta.
Rob Lowe
Në vitin 1988 22-vjeçari Rob Lowe, u gjet në një video e cila konsiderohet video-ja e parë zyrtare në lidhje me marrëdhëniet seksuale të të famshmëve. Nga atë video ishte Rob në shoqërinë e dy vajzave të reja njëra prej të cilave ishte 16 vjeçare. Rob-i është mbrojtur me faktin se ai ishte në mëdyshje duke menduar se ata ishin të moshës madhore. Edhe pse ishte paditur në gjyq, nuk ishte arritur të konfirmohej përgjegjësia e tij, ndërsa videoxhirimi ishte zhdukur pa gjurmë.





