13 shkurt 2013 – Jessica Alba në rrethin familjar ka festuar datëlindjen e bashkëshortit Cash Warren. Ata ia kishin lëshuar zërin tepër shumë muzikës, kështu që fqinjët e kanë thirrur policinë. Mirëpo, aktorja kishte arritur t’i mashtroj policët dhe të kaloj e pandëshkuar. “Kemi pasur në aheng me pizhame, kemi pirë dhe jemi kënaqur duke ngrënë pica. Muzikën e kemi lëshuar në maksimum kur në derë është paraqitur policia.
Çfarë kemi mundur të bëjmë tjetër, përveç t’i thërrasim ata në tortë. Këtë herë kemi shpëtuar pa gjobë, por vetëm na kanë paralajmëruar që mos ta lëshojmë muzikën me zë të tepruar”, ka rrëfyer Alba në shoun televiziv të Ellen DeGeneres. Ata kanë festuar datëlindjen e bashkëshortit të saj, Cash, ndërsa pas vizitës së policisë, mbrëmjen e kanë vazhduar duke luajtur lojëra shoqërore Twistter dhe Jengu.
“E di se kjo tingëllon fëmijërore, por për ne kjo është një lloj i preferuar i argëtimit. Nuk ka asgjë më të bukur në ngrohtësinë e shtëpisë se sa me personin e dashur të çmendeni deri në fund”, ka zbuluar Jessica, e cila është në martesë me Cash që nga viti 2008. ata kanë së bashku dy vajza, njërën 6 dhe tjetrën 2-vjeçe.





