Tiranë 13 shkurt 2014 – Sot është e enjte, dita e programeve të rënda talk-show, të cilat pushtojnë intervalin e çmueshëm televiziv 21.00-23.00. Sokol Balla do të ketë në fokus reformën administrative, të cilën maxhoranca kërkon ta bëjë sa më shpejt, por nuk po gjen konsensusin e opozitës; por duket se Idrizi po i afrohet idesë. Në programin ‘Opinion’ do të flitet për luftën në Siri, por nga një perspektivë shqiptare, duke folur për protagonistët shqiptarë të kësaj lufte. Ndërsa Ilva Tare do ketë në studio Jakup Krasniqin, kreun e Kuvendit të Kosovë, që pritet të krijojë një parti të re tok me Fatmir Limajn.