DURRËS, 12 shkurt 2014 –  Deti i trazuar dhe era e fortë janë bërë shkak për vonesat e trageteve të linjës Bari-Durrës. Trageti “Bridge” i nisur nga Bari ora 00:52 të pasmesnate të 12 shkurtit 2014, ka mbërritur në portin e Durrësit ora 10:01 dhe bregëzuar ora 10:10 me 2 orë dhe 10 minuta vonesë, konfirmon AIS-i (sistemi automatik i identifikimit të anijeve). Trageti “AF Michela”, është nisur nga Bari ora 00:32 dhe ka mbërritur në portin e Durrësit ora 11:40, me 3 orë e 40 minuta vonesë, tha kapiteni i portit Hysni Aruçi. Megjithatë, nuk ka pasur probleme me udhëtarët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/