DURRËS, 12 shkurt 2014 –  Gjykata e qytetit të Verbania-s në rajonin e Piemontit në Itali dënoi Hektor Shalën 30 vjeç me pesë vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorin e tij italianin (tirolez) Manolo Rainhard me katër vjet heqje lirie. Dy grabitësit të armatosur me thikë dhe pistoletë lodër në korrik 2013 vodhën me dhunë zyrën e postës së qytetit të Meina-s. Ata rrëmbyen 20 000 euro në kesh si edhe makinën “Fiat Grande Punto” të drejtorit të postës. Pak ditë më vonë u arrestuan nga karabinieria e qytetit të Novara-s, e cila arriti t’u kapë edhe 15 000 euro të vjedhura, ndërsa pjesa tjetër e parave ishte harxhuar nga dy hajdutët. Identifikimi u bë dhe nga kamerat (shih print-screen-et e videos).

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/