Tiranë 11 shkurt 2014 – Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë ndëshkuar me masa disiplinore sot pasi kanë prerë gjobë me gabime drejtshkrimore. Kjo ka ndodhur jo në vendet nordike si Norvegji apo Finlandë, por në Tiranë. Ministria e Brendshme lëshoi pasditen e sotme një komunikatë ku tha se ka nisur procedim disiplinor për Inspektor Bashkim Çeça si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj pas verifikimit janë përgjegjës për vendosjen e një mase administrative të parregullt ndaj një qytetari. Nga verifikimet ka rezultuar se gjoba është përpiluar me mangësi, ku në fletën e gjobës me nr. serie 1342514 është shkruar gabimisht data 08.10.2014, ndërkohë që masa administrative është vendosur në datë 08.02.2014 në rrugën “Ali Pashë Gucia”, Tiranë. Gjithashtu Proces – verbali i konstatimit është shkruar me gërma dore dhe jo me gërma kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. 687 datë 05.12.2013 “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundravajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”. Nisur nga sa më lart ka nisur procedimi disiplinor për agjentin verifikues, oficerin e patrullës së përgjithshme, Inspektor Bashkim Çeça si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj.
Dy policë rrugorë ndëshkohen se prenë gjobë me gabime drejtshkrimore!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nora Istrefi dhe Robert Berisha e çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër
Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj
Broja shënon gol dhe shpëton Burnley-n, trajneri: Do më pyesin pse nuk e aktivizova që nga fillimi
Aksident në Durrës dhe në Shijak, plagoset 13-vjeçarja dhe 27-vjeçari





