DURRËS, 11 shkurt 2014 – Gazmir Reçi vetëm 19 vjeç u dënua nga gjykata e Ravenës me 8 muaj burg dhe 206 euro gjobë, njoftoi “Il Resto del Carlino” Më 30 janar 2014 vodhi arturina me vlerë të vogël në një shtëpi në qytezën italiane të Riolo Termes. Avokati i tij kërkoi gjykim të shkurtuar për të pasur një dënim sa më të butë të të pandehurit, i cili nuk kishte precedent penalë. Kjo vjedhje i dështoi që në fillim Gazmirit, sepse sapo hyri në shtëpi së bashku me dy bashkëpunëtorë aktivizoi pajisjen e alarmit pa zhurmë. Kjo gjë alarmoi banorët e shtëpisë, që, ndonëse jashtë qytetit, u telefonuan fqinjëve dhe karabinierëve. Hajdutët (tre shqiptarë në një veturë) u arrestuan nga karabinierët jo larg shtëpisë, që kishin vjedhur. Madje atyre u kishte rënë në rrugë një pjesë e arturinave të vjedhura.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





