Durrës 10 Shkurt 2014 – Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e vitit 2014 të paraqitur nga kryetari i Bashkisë Vangjush Dako. Buxheti është miratuar me 28 vota pro pasi mazhorancës që përbëhet nga koalicioni i majtë i janë shtuar edhe tre vota të këshilltarëve të djathtë të PDIU-së si dhe një votë nga PD ndërkohë që një tjetër këshilltar i PD abstenoi. Mbledhja e këshillit bashkiak kishte dy pika në rendin e ditës ku njëra prej tyre e cila u miratua e para ishte përfshirja e operatorit privat ne sherbimin e transportit urban per linjat ekzistuese Durres – Plepa – Durres dhe Durres – NISH Tulla – Durres. Më pas u kalua edhe në miratimin e buxhetit. Si fillim kryebashkiaku Vangjush Dako ka prezantuar buxhetin e vitit 2014 dhe më pas këshilltarët kanë drejtuar pyetjet e tyre që kishin të bënin kryesisht me përmirësimin e infrastrukturës ku kryebashkiaku Dako i është përgjigjur dhe më pas e ka marrë fjalën këshilltari i PD Klodian Pajuni i cili ka folur në emër të grupit duke shprehur qëndrimin e të djathtës në këtë këshill përsa i përket buxhetit. Fiilimisht Pajuni ka falenderuar administratën e bashkisë për punën që ka bërë për këtë buxhet dhe u shpreh se ky buxhet ishte fantastik në letër por nga ana tjetër Pajuni deklaroi se të djathtët do të votojnë kundër pasi mendojnë se ky buxhet nuk mund të realizohet sepse bashkia e Durrësit nuk mund të mbledhë të ardhurat e saj në nivelin e përshkruar në buxhet. Nga ana e tij kryebashkiaku Vangjush Dako ka replikuar me Pajunin duke deklaruar se PD ishte kontradiktore në këtë qëndrim pasi nga njëra anë Pajuni falenderon bashkinë për këtë buxhet të mirë dhe nga ana tjetër voton kundër se nuk mendon që do të realizohet buxheti pra voton kundër pa argument. Më pas kryetari i këshillit bashkiak Alban Ramohitaj e ka hedhur në votim buxhetin e vitit 2014 ku me 28 vota pro buxheti u miratua. Në këtë votim bashkuan votat me mazhorancën e majtë edhe tre këshilltarët e PDIU-së të pranishëm në sallë si dhe këshilltarja e PD Nevila Kalaja ndërkohë që këshilltari tjetër i PD-së Seid Kërtusha abstenoi. Kjo gjë bëri që votat kundër buxhetit të ishin vetëm 6 të tilla të këshillarëve të PD-së të pranishëm në sallë pasi pjesa tjetër e tyre mungonte. Ja buxheti i vitit 2014 i Bashkisë së Durrësit në vija të përgjithshme:
Parimet e hartimit te Buxhetit
· I balancuar dhe transparent.
· I besueshëm.
· Eficient dhe Efektiv.
· Barazi në shpërndarje.
· Gjithëpërfshirës dhe koherent.
· I ndertuar mbi baze programesh
Prioritetet e vitit 2014
· Infrastruktura rrugore.
· Sherbimet publike.
· Strehim social
Çfare do te realizohet ne 2014?
1. Infrastrukture Rrugore
· Projektzbatimi per promenaden bregdetare dhe plazhin publik nga Brryli deri ne Currila
· Studim projektim per rikualifikim te nenkalimit dhe rotondes tek Ura Dajlanit dhe Plepa, si dhe studim mbi trafikun rrugor
· Rivitalizim i shetitores Taulantia ( Faza e II ).
· Rikualifikim te sheshit para Tirana Bank
· Rikonstruksion I rrugeve: Vath Truja,26 Nentori, Mitrush Kuteli, rruga e Viles dhe ruge te Ura Dajlanit
· Rik. i kuartalles ndermjet rruges Mustafa Pashe Bushati e B.Tusha ( L.14 Shkozet).
· Rehabilitim hapesirave ne L.9 prane Muzeut te Deshmoreve dhe kuartalle tek Enti banesave.
· Permiresim te sinjalistikes rrugore horizontale dhe vertikale.
Cfare do te realizohet ne 2014 ?
2-Sherbime Publike
· Shtimi i gjelbërimit rrugor me dru dekorativen dhe shtimi i sipërfaqeve te gjelberuara me bimë sezonale
· Rikualifikim te lulishteve tek hyrja e Portit dhe prane Prefektures
· Kualifikimi fasadave te pallateve ne qytet.
· Zevendesimin e llampave te ndricuesve rrugore me llampa ekonomike
· Blerje te makinerive ne funksion te permiresimit te sherbimit te pastrimit
Çfarë do të realizohet në 2014 ?
3-Arsim Kulture Sport
· Blerje pajisje per kopshtet dhe shkollen 9 vjecare ne Kenete
· Ndertim veper arti ne qytet
· Rikonstruksion te fushes se stadiumit ne bashkefinancim me FSHF
· Do te mbeshtesim promovimin e te rinjve te talentuar ne fushen e artit, kultures , sportit
100 milion leke do të investohen për banesat sociale. Per vitin 2014 me fondet e Bashkise do te investojme 100 milion leke per perfundimin e 128 banesave me qera sociale. Deri me sot jane ndertuar 126 banesa sociale, jane ne ndertim 128 dhe ne vitin e ardhshme do te ndertohen 88 banesa te tjera. Investimi i Bashkise ne total per banesat sociale eshte 300 milion leke, kurse i CEB-it 3,3 milion euro.
Ku dhe sa do të investohet
· Infrastrukturë rrugore 430 milion leke
· Sherbimet publike 206 milion leke
· Arsim Sport Kulture 19 milion leke
· Strehim social 100 milion leke
· Administrata vendore 18 milion leke
· Në TOTAL 773 milion leke investime
Me çfarë do të realizohet ky buxhet
Të ardhura gjithsej
|
Taksa e tarifa vendore qe do arketohen ne vitin 2014 |
1.260.000 mije leke |
|
Te ardhura te trasheguara nga viti i meparshem |
106.389 mije leke |
|
Transferta e pakushtezuar |
437.906 mije leke |
|
TOTAL |
1.804.295 mije leke |
Me çfare do te realizohet ky buxhet?
Taksa Vendore 886,6 milion leke
· Tatim i thjeshtuar i fitimit per biznesin e vogel 200 milion leke
· Taksa e pasurise 314 milion leke
· Taksa te administruara nga agjentet tatimore 160 milion leke
· Taksa te tjera vendore 179 milion leke
Tarifa dhe te ardhura te tjera vendore 373,4 milion leke
· Tarifa e Pastrimit 203,5milion leke
· Tarifa e ndricimit 50,5 milion leke
· Tarifa e gjelberimit 33,6 milion leke
· Tarifa e parkimit te automjeteve 16.5 milion leke
· Tarifa dhe të ardhura te tjera 102.9 milion leke
Transferta e Pakushtezuar 437.9 milion leke ose 22 % me shume se viti 2013.
|
A. |
TE HYRAT |
1.804.295 mije leke |
|
I. |
Te ardhurat e veta |
|
|
1 |
Te trasheguara nga viti I meparshem |
106.389 mije leke |
|
2 |
Taksa e Tarifa te vitit 2014 |
1.260.000 mije leke |
|
II. |
Transferta e pakushtezuar |
437.906 mije leke |
|
B. |
TE DALAT |
1.804.295 mije leke |
|
1 |
Shpenzimet personeli |
601.346 mije leke |
|
2 |
Shpenzimet operative |
342.360 mije leke |
|
3 |
Subvencione |
35.000 mije leke |
|
4 |
Kuota Qarkut |
15.000 mije leke |
|
5 |
Kontributi i Bashkise per projektet IPA |
9.650 mije leke |
|
6 |
Transferime tek buxh. Familjare dhe individet |
7.509 mije leke |
|
7 |
Fondi rezerve dhe kontigjences |
20.000 mije lek |
|
8 |
Studime projektime |
61.371 mije leke |
|
9 |
Investime |
712.058 mije leke |
Kush do ta realizoje kete buxhet?
· Administrata vendore me 219 punonjes
· Nd. Rrugeve, Nd.shebimeve komunale, Nd.kom. Plazh me 543 punonjes
· Institucionet e kultures dhe sportit 81 punonjes
· Institucionet e kujdesit social dhe arsimor 134 punonjes
· 35 kontrata te reja per investime, blerje pajisje , studime projektime qe do te realizohen nga sipermarje te ndryshme.
· 18 milion leke investime per planifikim , menaxhim, administrim
Buxheti i vitit 2014 garanton:
· Permiresim te paketes fiskale.
· Permiresim te sherbimeve sociale dhe shtrirjen e tyre ne gjithe territorin e bashkise
· Permiresim te imazhit turistik te qytetit
· Mbeshtetjen e programeve rinore
· Nje nivel me te larte te mirembajtjes ne infrastrukturen publike, arsim parauniversitar, sherbime publike etj.
· Vazhdimin dhe perfundimin e projekteve te nisura ne vitin 2013
· Investime te reja ne infrastrukturen publike





