10 shkurt 2014 – Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit, ka deklaruar se kriminaliteti në rang vendi ka shënuar rritje. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në disa qytete të vendit, Llalla ka shtuar se situata kriminale në vend mbetet ende shqetësuese. Kreu i organit të akuzës, e vuri theksin tek problematika me vendimmarrjet e Gjykatës së Apelit, e cila sipas tij shumë herë ka rrëzuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë. “Ka vend për dyshime të prishjes së këtyre vendimeve. Problem shqetësues mbeten vendimmarrjet e Apelit, prokuroria ka mbajtur qëndrimet përkatëse duke bërë rekurse. Kryeprokurori lëshoi një apel edhe për policinë gjyqësore. Sipas tij ndaj tyre ka ankesa nga prokurorët. “Ka ankesa në lidhje me mbledhjen e provave në vendngjarje”, tha ai, ndërsa u shpreh se “Problematika duhet të evidentohet rast pas rasti dhe të bëhen ankesat pranë institucioneve përgjegjëse”. Llalla deklaroi më tej se, duhet të nxitet një bashkëpunim më i madh i punës mes policisë së shtetit e asaj kufirit.
Analiza e Prokurorisë Durrës, Llalla: Kriminaliteti ka pësuar rritje
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krimi në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që humbi jetën
Ndëshkohen dy ushtarët izraelitë që përdhosën statujën e Jezusit në Liban
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Vrasja me armë zjarri në Memaliaj, policia jep detaje: Viktima humbi jetën rrugës për në spital, i plagosur edhe vëllai i autorit





