Tiranë, 9 shkurt 2014– Pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar Partia Demokratike, e cila është shprehur u përdor tragjedia për tu sulmuar opozita dhe Bashkia.
“Për faqen e tij të zezë e përdori tragjedinë për të sulmuar opozitën e Bashkinë. Ish kryebashkiakut i kujtojmë se qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale”, shkruhet në reagimin e PD.
Në deklaratë PD shprehet se kryesocialisti nuk gjeti sot një minutë kohë t’u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve të djeshme tragjike.
Sipas PD, nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.





