DURRËS, 9 shkurt 2014 –  Policia e qytetit port të La Specjes (Spezia) në Itali arrestoi tre persona pjesëtarë të një bande hajdutësh shqiptarë. Dy prej hajdutëve ishin meshkuj përkatësisht Florian Ferhati dhe Valter Shabanaj. Juela Hajdaraj ishte e vetmja femër anëtare e bandës. Hajdutët kishin hyrë ligjërisht në Itali me vizë turistike tremujore (sipas normave të marrëveshjes Shengen) dhe vjedhjet i kryenin në La Specja. Banda ishte e sofistikuar, sepse i vëzhgonte paraprakisht shtëpitë, që synonte të vidhte, bënte harta të interierit të shtëpive, madje bënte edhe rikonjicion të terrenit (në foto policia demonstron skicat). I kushtonte kujdes vendndodhjes së kamerave, rrugëve të largimit nga vend i grabitjes etj. Goditjet bëheshin deri afër kufirit italian-zviceran. Kur dyshonin se po ndiqeshin nga policia, ata strehoheshin në baza të sigurta në qyteza në zonën e Varezes, njofton “La Nazione.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/