Tiranë, 9 shkurt 2014,- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diele, 9 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor,
- “Debati i plotë. Grupi i PD, Berisha sulmon ish-ministrat. Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e së enjtes. Topalli i del në krah. Ish-kryeministri: Po të mos jem unë çdo bëni ju? -Horror në rrugë, në dy aksidente 11 të vdekur, shpëton mrekullisht foshnja 3 vjeç. -Kurtizania Ganimet Cuka, flet Maks Velo: Takimi para internimit. -Zyrtare, rregulla të reja për Maturën Shtetërore, ja çfarë ndryshon. -Britanikët: Si i ndamë paratë në Shqipëri për partizanët dhe nacionalistët.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si shkrim kryesor, “
- RRUGET, 11 TE VDEKUR NE NJË DITE. 21-VJEÇARI PA PATENTE MASAKRON 10 PASAGJERE. Kukës, minibuzi që drejtonte përfundoi në humnerë. Aksidenti shkakton 6 të vdekur dhe 5 të plagosur bashkë me drejtuesin e automjetit. Tjetër tragjedi në Konispol: Në përplasje ballore nën shi vdesin 5 vetë. -“Përplasjet” e liderit të Dhjetorit Azem Hajdari s’do ishte vrarë po të mos ishte Izet Haxhia. -Ditmir Bushati – Shqipëria dhe strategjia mesdhetare e rajonit -Edi Rama- Nuk ka vdekur Vaçe Zela.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin,
- “Kukës dhe Sarandë, 11 vdekje në rrugë. Udhëtimi i tmerrit në rrugët e shkatërruara të Shishtavecit. Flasin familjarët e viktimave. -Rama: Duhet ti japim fund pazarit të diplomave -Granata vret fëmijën 6 vjeç në Fushë-Krujë -Marta Dasu: Duhet pakt kombëtar për integrimin -Beri burg si anëtar i Bandës së Lushnjes, dëmshpërblehet -Serveri i tatimeve, prokuroria kërkon ekspertët nga Amerika.
Gazeta “Koha Jone” ka si argument kryesor,
- “Aksidente për fajin e rrugës, për faj të drejtuesve të automjeteve dhe për fajin e Policisë Rrugore E shtuna e zezë me 11 të vdekur. Duhen masa drastike për ndëshkimin e shoferëve që ecin me shpejtësi, që nuk respektojnë asnjë nen të Kodit Rrugor dhe shteti të marrë masa për rrugët dhe sinjalistikën. -Në Shkretë të Krujës, një shkollë si në Mesjetë -Marrëdhënia PS-LSI? Celibashi: Është herët akoma se si do shkojë -Artur Roshi: PD, parti e qendrës dhe jo e djathtë -Paga e parë me taksën progresive, ja sa përfituan qytetarët”.
/agjencia e lajmeve Dyrrah/





