TIRANE 9 shkurt 2014 –I dyshuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj do t'i nënshtrohet një testi psikologjik. Burime të sigurta nga policia bëjnë me dije se në mes të javës që po vjen, 31-vjeçari do të merret në pyetje në prani të psikologëve. Sipas të njëjtave burime, kjo procedurë do të kryhet për të ndërtuar profilin psikologjik të Sinanajt. Përmes këtij profili, ekspertët do të kuptojnë se në çfarë psikoze ka vepruar i dyshuari si vrasës me pagesë, si dhe çfarë ndodh me psikologjinë e tij në momentin që kryen krimet.
Për këtë arsye, Sinanaj do pyetet edhe njëherë nga prokurorët dhe oficerët e policisë për atentatet në të cilat dyshohet se është përfshirë. Në prani të psikologëve, 31-vjeçari do t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe në sajë të tyre do të ndërtohet profili psikologjik i Sinanajt. Kjo, edhe pasi u vu re se gjatë qitjeve që bëri në poligon, rezultoi se Sinanaj vepronte me shumë qetësi, mature dhe ishte shumë i saktë. Pak ditë më parë, i dyshuari si vrasës me pagesë u vu në provë në poligonin e qitjes për të parë saktësinë e tij në gjuajtjet me pistoletë dhe ato me snajper. Gjatë kësaj prove rezultoi se në të gjitha rastet, Julian Sinanaj e kapte armën me shumë qetësi, vepronte me shumë maturi dhe në asnjë moment nuk shfaqte shenja nervozizmi.
DITARI
Të njëjtat burime saktësojnë se javën që vjen një grup ekspertësh do të bëjnë edhe një ekspertim të bllokut që i është gjetur të dyshuarit si vrasës me pagesë. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se në këtë bllok në fillim dhe në fund të tij citoheshin këto fjalë: "Të lutem mos fol me askënd, për asgjë, sepse po fole, je I vdekur". Pas kësaj, është parë e nevojshme që të bëhet një ekspertim I bllokut, për të kuptuar se çfarë tipi ka qenë Sinanaj, çfarë kuptimi kanë pasur këto fjalë dhe për të mësuar se mos pas tyre qëndrojnë të vërteta të mëdha për krimet në të cilat dyshohet se është përfshirë Sinanaj.
Pak ditë më parë, grupi i ekspertëve I ka sekuestruar 31-vjeçarit një bllok me rreth 20 faqe, në të cilin përveç monologut me veten, Sinanaj kishte renditur edhe një listë të armëve që ai dispononte, një pjesë e të cilave ishin montuar nga ai vetë dhe u sekuestruan nga policia. Në këtë bllok i dyshuari sivrasës me pagesë kishte shënuar edhe disa data me shënimet përkatëse për secilën. Sipas burimeve të sigurta, dy prej datave ishin fiksuar për atentatin ndaj peshkatarit, Sokol Veizaj dhe data tjetër për atentatin ndaj biznesmenit Agron Çela. Mësohet se në bllok ishin shënuar edhe datat e shpërthimeve me tritol që kishte planifikuar Julian Sinanaj.
/Gazeta Shqiptare/
Testim psikologjik për Julian Sinanajn , do të merret në pyetje për profilin emocional
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë





